Zaho Balili u lind nė tetor tė vitit 1951 Rexhin tė Kurveleshit. Shkollėn tetėvjeēare dhe tė mesme e ka mbaruar nė Tepelenė. Ka filluar tė shkruaj qė moshė tė re ėshtė autori i disa vėllimeve si (drithėrimet e praneverės), (paskan ēelur manushaqet), (brengat e shpirtit) (lot kurbeti), dhe (kur dy zemra dashurohen) gjithashtu kėngėt e tij janė kėnduar nga shumė grupe labe, si grupet e Vlorės, Gjirokastrės, dhe tė Tepelenės me grupin kryesor atė tė Hormovės i cili grup u krijua nga ai nė vitet 80, me kėtė grup ai fitoi dhe ēmimin e parė nė festivalin folklorik tė Gjirokastres nė vitin 85 me kėngėn (Flaka mbuloi fshanė) njė nga kėngėt mė tė bukura tė tij ėshtė (Balada e nėnės). Ėshtė autor i shumė teksteve tė kėngėve tė mrekullueshme labe qė i kanė bėrė tė famshėm grupet qė i kanė kėnduar. Vlen kėtu tė pėrmendim Kėngėn e bilbilenjve, Kėnga e nizamit, Dil, o sy i zi, Te bajamja nė avlli, e shumė tė tjera. Ai u largua nga jeta nė vitin 2001 nė moshėn 50 vjeēare. Tre nga vėllimet e tij u botuan pas vdekjes.
Zaho Balili ėshtė djep i ujėrave magjepse tė Rexhinit nė Kurvelesh. Ato e nanurisėn dhe i rritėn frymėmarrjen me stėrkalat e tyre tė ylberta. Ato, tek gremisen, thellė nė hone, kanė njė tingėllimė tė argjendė, njė simfoni dehėse prej iso e kėmborėsh.
Tė tillė kamė menduar dhe peizazhin e kėngės sė shpirtit tė mikut tim, shokut dhe bashkėlėvruesit tė kėsaj gjinie.
Kėnga e Zahos gurrėroi pėr tri dekada, herė nė krahėt e vesės, herė nė krahėt e brengės, njėlloj me identitetin natyror tė kėtyre viseve.
Zbrisni tė ēlodheni nė shtrojet e kėtyre kėngėve dhe do mė besoni, qė Balili ka shtruar njė ujėvarė, si nga ato tė mėmėlindjes, jo vetėm nė poezinė popullore, por dhe nė prozė, siē nisi tė dėshmohet nė kėtė libėr tė parė me tregime.
I rritur dhe i menēuruar me kėtė nektar Labėrie, ai, brenda modestitė sė vet, e rriti dhe e ngjiti dhe krijimtarinė e tij tė hojshme, nė majat e zilishme tė vlerave duke na lėnė njė zė origjinal, qė edhe pse u nda para kohe prej nesh, do tė mbetet gjithnjė joshės nė ndjenjėn e respektuar tė mademit krijues.
Nga z. Maliq Lila
|